A është i rrezikshëm Putin?/ Karamuço: Presidenti rus po hedh miliona dollarë në Ballkan për propagandë

schedule09:04 - 4 Prill, 2024

schedule 09:04 - 4 Prill, 2024

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për situatën në Ballkan, dhe ndikimin rus.

Në lidhje me pyetjen nëse Vladimir Putin është i rrezikshëm, Karamuço u përgjigj duke thënë se presidenti rus po hedh miliona dollarë në Ballkan për propagandë.

Ndër të tjera ai tha se me destabilizimin e Ballkanit do shpërqendrohet fokusi tek lufta në Ukrainë.

Putin po kërkon të përfitojë nga kjo histori e papërfunduar në Kosovë. Me destabilizimin e Ballkanit do shpërqendrohet fokusi tek Ukraina. Ne e kemi Moskën rreth 3 mijë kilometra larg. Këta llogarisin në Ballkan një formë algoritmi, propaganda është e tmerrshme. Na ka ndodhur që del një lajm në një portal anonim në Bosnjë, përkthehet dhe vjen në Shqipëri nga hiçi. 

Putin po hedh miliona dollarë, për të mos thënë me miliarda në Ballkan kryesisht për propagandë. Tani janë me dhjetëra qendra që përgjonin. Është një luftë e ftohtë, asimetrike.”, tha ai.

Ndërsa në lidhje me situatën në Kosovë, ai tha se është situata është e qetë dhe se nuk ka shans të prekë kush territorin e Kosovës.

KFOR në Kosovë ka një radio në shqip. Radio dje fliste për dezinformimi. Thonin “ne nuk jemi këtu si pushtues, por për te sjellë paqe”. Kryeministri ynë dje ka qenë në një qendrat të madhe e inovacionit ushtarak. Del që në 2030 ne do kemi prodhim ‘made in Albania’. Dje ka dalë përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, e ka thënë ‘ky është alarm nga një vend i vogël, aleat i NATO-s’.

Me ato që pashë unë dje, nuk ka shans të prekë kush territorin e Kosovës. Për herë të arë Kosova kontrollon territorin e saj. Gjë që nuk ndodhte më parë. Ne nuk e kemi luksin të jemi nacionalist, ne shima që Kosova është ende në brikun e një shteti ende të pa konsoliduar.”, përfundoi Karamuço. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!