Për disa minuta mbrëmjen e sotme është krijuar panik në qendër të qytetit të Fierit, pasi një qytetari i ra të fikët në zonën e pedonales.
Qytetarët që po bënin xhiron e mbrëmjes në atë moment i janë afruar me shpejtësi duke i dhënë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca.
“Vdiq apo është gjallë?” dëgjohet njëri prej tyre që afrohet me shpejtësi.
Gazetarja e “ABC” Valbona Davidhi mëson nga mjekët e spitalit se i moshuari, i cili ishte i pashoqëruar në momentin që i ra të fikët ka pasur luhatje tensioni dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën./ Abcnews.al