A është e hapur dera e LDK-së për Osmanin? Bislimi në ABC: Gjasat ekzistojë

schedule21:56 - 24 Shkurt, 2021

schedule 21:56 - 24 Shkurt, 2021

LDK-ja ishte humbësja e madhe e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Por cfarë do të ndodhë tani me këtë parti, teksa Isa Mustafa dha dorëheqjen, a do të pranohet një rikthim i Vjosa Osmanit?

Faton Bislimi nga LDK në një intervistë për emisionin “Ballkan” u shpreh se dera është e hapur për Osmanin, pasi keqkuptimet dhe përplasjet i ka pasur me Isa Mustafën që tani është larguar.

“Osmani ka pasur nderin më të madh duke kandiduar në 2019 për kryeministre. Zonja Osmani është në një parti tjetër, nuk e di cili është vendimi dhe vizioni i saj, ajo është rritur politikisht brenda LDK dhe në momentin që e sheh veten si pjesë të LDK-së, këtë duhet ta bëjë vetë dhe besoj se do të gjendet hapësira për cilindo njeri që ka qenë pjesë e LDK-së ka kontribuar brenda LDK-së ti kthehet atij kontributi.

Ne kemi pasur ndarje edhe në 2007, por më pas u bashkua. Gjasat ekzistojë, ka ndodhur në të kaluarën pse mos të ndodhë në të ardhmen. Zonja Osmani e di më mirë secili prej nesh përkrahjen, keqkuptimet kanë qenë kryesisht me kreun dhe një pjesë të lidershipit, jo me anëtarësinë, të cilët pa asnjë mëdyshje kanë përkrahur Osmanin për kryeministre në 2019” tha ai

A ka zyrtarisht kandidatë për kryetar të LDK-së? “Kuvendi i LDK duhet të mbahet 60 ditë nga momenti kur Mustafa dorëzoi dorëheqjen. Ne jemi të bindur se do të përfundojë më herët. Nga konventa e LDK-së do të dalë kryetari dhe kryesia e re e partisë” tha ai.

Por përse i humbi zgjedhjet LDK? “Ka një sërë faktorësh që kanë kontribuar në rënien e LDK-së që nga koha që kishim filluar që ta shihnim në rrugën jo të drejtë, kjo u duk në zgjedhjet lokale të Podujevës, kishin qenë indikatori më i mirë për t’i treguar LDK-së që duhej ndryshuar kursi” përfundoi Faton Bislimi./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!