A ekziston babagjyshi i Vitit të Ri? Google “i prish” krishtlindjet fëmijëve britanike

schedule13:24 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 13:24 - 13 Dhjetor, 2019

E vëmë veten në vendin e një fëmije të vogël dhe mbyllim sytë duke menduar Krishtlindjet, bredhin, zbukurimet, dritat, ëmbëlsirat, në disa raste dhe borë dhe në fund babagjyshi i Vitit të Ri. Ai që sjell dhuratat dhe në vendet më të largëta.

Një postier që nuk njeh trafik, dhe gjtihnjë i mirëinformuar për dhuratat që secili pret. Një i rritur me mjekër, i veshur me të kuqe, dhe me flokët e bardhë. Një personazh i krijuar nga figura historike i cili ulet në slitë, nuk fsheh aspak barkun e tij  të madh, dhe me një zë kumbues. Një ëndërr që nuk duhet prishur, sidomos për më të vegjlit.

E megjithatë motori i kërkimit më i famshëm në botë, duket se nuk e mendon kështu. Pasi puna e tij nuk njeh gënjeshtra. Duke shkatërruar Krishtlinjet e miliona fëmijëve beritanikë. Janë 1.1 milion fëmijët që kanë kërkuar pikërisht në Google: Babagjyshi i Vitit të Ri ekzison vërtet? Të dhënat janë publikuar nga vetë Websajti, ku rezulton se çdo vit mesatarisht 186.900 persona pyesin Google, se sa vjeç është Babagjyshi i Vitit të Ri. 182.300 të tjerë pyesin se ku është Poli i Veriut. Rreth 47.700 kërkojnë për ekzistencën e elfëve dhe nëse drerët e slitës mund të fluturojnë vërtet.

Algoritmet e Google zgjedhin përgjigjen që i përgjigjet më mirë pyetjes së krijuar, duke marrë parasysh sigurinë dhe vërtetësinë e fakteve. Ndërkohë që ka dhe asisentë personal inteligjentë si Aleksa e Siri, të cilat preferojnë të japin përgjigje më krijuese, duke mos konfirmuar por as pohuar të vërtetën. Një lloj diplomacie që në disa raste kontribuon për të bërë magjike Krishtlindjet. Të paktën për më të vegjlit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!