A e uroi për fitoren? Arilena Ara ka dy fjalë për Elvana Gjatën

schedule11:59 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 11:59 - 23 Dhjetor, 2019

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Pallatin e Kongreseve nata finale e Festivalit të Këngës në RTSH. Pas performancave të 12 artistëve dhe performancave të artistëve me fame botërore si Eleni Foureira dhe Giusy Ferreri, në fund u shpall fituesi.

Juria shpalli fituese Arilena Aran me këngën “Shaj” e cila do na përfaqësojë në Eurovision 2020. Pak pasi rrëmbeu kupën e çmimit të parë të Festivalit të Këngës, Ara iu përgjigj disa pyetjeve kureshtare nga gazetarët, në Post Fest, drejtuar nga Eni Shehu.

Arilena e cila la pas një tjetër pretendente për fitoren, Elvana Gjatën, u pyet nëse kjo e fundit i kishte dhënë dorën dhe uruar për fitoren. Arilena theksoi se në mesin e gjithë asaj rrëmuje që u krijua dhe emocioneve pa fund, ajo nuk kishte takuar as nënën e saj që ndodhej në sallë.

“Unë në fakt nuk kam takuar as nënën time. Elvanën e vlerësoj për punën që ka bërë me muzikë të mirë në Shqipëri. E vlerësoj jashtë mase dhe isha e lumtur për të gjithë kolegët që ishin pjesë e këtij festivali dhe manifestuan një prej festivaleve më të mirë në 58 vite”, u përgjigj Arilena.

Nga ana tjetër kujtojmë se Gjata ishte një ndër pretendentet më të mëdha për fitoren. Emri i saj si fituese e festivalit ishte lakuar që para se kënga “Me tana” të prezantohej, ndaj fakti që u rendit e dyta, ishte një surprizë për të gjithë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!