A e shkaktuan derrat e egër zjarrin e madh në Greqi?!

schedule14:28 - 9 Gusht, 2022

schedule 14:28 - 9 Gusht, 2022

Një zjarr i madh ra ditën e djeshme në zonën e Loggitsi Fthiotidas pranë Lamias duke rrezikuar të djegë të gjithë malin nëse nuk do të kishin ndërhyrë një numër i madh zjarrfikësish krahas avionëve.

Pas shuarjes së flakëve, autoritetet greke janë duke kërkuar për shkaktarët, pasi zona është tepër e thellë dhe gjasat që të jenë vënë nga njerëzit janë të pakta.

Pas hetimeve ata kanë zbuluar të paktën 15 shtylla të energjisë elektrike prej druri të dëmtuara, ndërsa njëra prej tyre kishte rënë në tokë, raporton abcnews.al.

Nga verifikimi i zbulua se shtyllat e drurit janë ngrënë me dhëmbë prej derrave të egër që gjenden me shumicë në këtë zonë duke u dëmtuar rëndë. Dyshohet pikërisht se njëra prej shtyllave të energjisë elektrike të rrëzuara në tokë ka shkaktuar masë dhe në kushtet e nxehtësisë së madhe dhe në prani të barit të thatë është ndezur flakë.

Kjo e fundit është shpërndarë shumë prej erës që frynte në zonë duke shkaktuar një dëm të madh në zonën pyjore.

Nisur nga situata e krijuar, autoritetet kanë urdhëruar ndërrimin e shtyllave të dëmtuara me dhëmbë nga derrat e egër për të shmangur zjarre të ngjashme në të ardhmen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!