A e rrit sporti inteligjencën dhe fuqinë e mendjes sonë?

schedule15:18 - 3 Mars, 2021

schedule 15:18 - 3 Mars, 2021

Profesori i sportit Ingo Frobouze theksoi se sporti mund të rrisë fuqinë dhe inteligjencën e trurit në fazat e fëmijërisë dhe adoleshencës, gjithashtu mund të ruajë kujtesën në moshën e vjetër.

Kreu i Institutit të Lëvizjes, Terapisë, Parandalimit dhe Rehabilitimit në Universitetin Sportiv Gjerman në Këln, u shpreh se sporti dhe aktiviteti nuk janë vetëm të dobishëm për trupin, por edhe për mendjen.

Ai shpjegoi se është praktikisht e pamundur të zhvillohen aftësitë mendore në fëmijëri dhe t’i mbash ato në moshë të thyer pa praktikuar sporte dhe aktivitete.

Disa studime tregojnë se ekziston një lidhje e ngushtë midis aktivitetit fizik dhe performancës njohëse. Aty ku sporti luan një rol të veçantë në formimin njohës në fazat e fëmijërisë dhe adoleshencës, njëkohësisht me formimin dhe ndërtimin e shumicës së qelizave të trurit.

Edhe me kalimin e moshës, aktiviteti sportiv mund të mbajë forcën e trurit dhe të formojë efekte pozitive në tru, dhe duket se hormonet e lëshuara nga muskujt shërbejnë si karburant i vërtetë për qendrën e kujtesës në tru.l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!