“A e njeh këtë”? Shokëve të Alkisit u tregojnë shqiptarin e arrestuar, s’ka prova që e vrau ai

schedule16:22 - 9 Shkurt, 2022

schedule 16:22 - 9 Shkurt, 2022

Policia ka arrestuar tashmë pesë persona për vrasjen e Alkis Kampanos pak ditë më parë në Selanik pas një sherri mes ultrasve të PAOK dhe atyre të ARIS-it. Mes të arrestuarve është edhe një shqiptar që po ashtu dyshohet se mori pjesë në sulmin ndaj tifozëvë të Arisit, si pasojë e të cilit mbeti një i vdekur.

Për të vërtetuar pjesëmarrjen e tyre në krim, prokuroria ka kërkuar bërjen e testit të ADN-së si edhe janë marrë dëshmi të shumë personave që kanë parë përplasjen mes të rinjve. Dy prej dëshmitarëve janë shokë të Alkisit, të cilët kanë treguar momentet e tmerrit, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: Neo nazistët e PAOK-ut, shqiptari i arrestuar për vrasjen në Selanik, pjestar i grupit që rrahën kryebashkiakun: Mbrëmë vranë tifozin e Arisit

Gjatë marrjes në pyetje, policia ka kërkuar të dijë detaje për sherrin mes tyre si edhe nëse kishin konsumuar alkool, ndërsa i kanë kërkuar të tregojnë nëse e njohin të riun shqiptar të arrestuar.

Njëri prej të rinjve, shok i viktimës tha: Nuk e njoh, por di që ata që na u afruan kishin një zë të thellë dhe të egër. Nëse ia dëgjoj zërin mund ta njoh menjeherë.

Lexo edhe: Futet me anti-plumb, vrasësit shqiptar i “sulet” turma e zemëruar para gjyqit

I riu tjetër i marrë në pyetje konfirmoi se e njihte shqiptarin e arrestuar duke e identifikuar si personin që mbante në dorë kosën në momentin e sulmit.

“Po e njoh. Mund të konfirmoj me një përqindje të madhe se është personi që mbante kosën në momentin e sulmit. Janë të njohura për mua veshja e tij, flokët si edhe madhësia e trupit”, tha ai.

19-vjeçari Alkis Kampanos u vra fundjavën e shkuar pas një sherri mes ultrasve të PAOK dhe ARIS-it të Selanikut duke shkaktuar reagime të forta në Greqi. /abnews.al