A e keni menduar ndonjëherë Monica Bellucci-n bionde? Kjo foto i thotë të gjitha

schedule15:48 - 16 Tetor, 2021

schedule 15:48 - 16 Tetor, 2021

Në pak orë pamë rikthimin e mrekullueshëm të Adele me “Easy on Me”, Jennifer Lopez me flokë rozë, siç nuk e kishim parë kurrë më parë, tani, është radha e Monica Bellucci që të bëjë debutimin e saj me flokë bjonde.

Rreth dy vjet më parë dhe më konkretisht, në shfaqjen e modës Dolce & Gabbana në Javën e Modës në Milano , Monica Bellucci vendosi të ndryshonte gjatësinë e flokëve të saj, duke i prerë në një kornizë shumë të shkurtër që arrinte lartësinë e mjekrës. Që atëherë, ajo i la flokët të rriten gjatë, duke qëndruar gjithmonë “besnike” ndaj flokëve të saj brune.

Kështu që është koha për të parë Monica Bellucci me flokë bjonde. Disa orë më parë, ylli italian 57-vjeçar postoi një fotografi të saj në Instagram, me pamjen e re të flokëve, duke shkaktuar habinë e fansave të saj. Duke pozuar para një pasqyre me kaçurrelat e saj bionde, Monica ishte thjesht e manhitshme.

Brunia Monica Bellucci që të gjithë e donim

Biondia Monica Bellucci

/abcnews.al