A e ka tradhtuar Mozzik-un? Loredana flet për herë të parë

schedule16:11 - 23 Shtator, 2022

schedule 16:11 - 23 Shtator, 2022

Pak orë më parë Mozzik publikoi këngën më të re me titull “Të dua”, një dedikim ndaj së bijës Hana. Përmes vargjeve, reperi tregon historinë si një baba që vuan për shkak se është larg së bijës. Artisti nuk lë pa përmendur dhe Loredanën, nënën e vajzës së tij, me të cilën nuk ka një raport të mirë.

“Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, thotë ndër të tjera reperi në këngën e tij.

Loredana duket se është prekur nga kjo. Në një intervistë me ndjekësit, Loredana është shprehur se nuk është një pengesë në marrëdhënien babë e bijë. “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Mund ta pyesësh”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, ajo iu është përgjigjur dhe spekulimeve se arsyeja e ndarjes me Mozzik-un ka qenë tradhtia nga ana e saj. “A e ke tradhtuar ishin?”- “Jo,”, është përgjigjur reperja. /abcnews.al