A e ka menduar karrierën si solist? Përgjigjet pjesëtari i “Alar Band”

schedule11:25 - 29 Korrik, 2020

schedule 11:25 - 29 Korrik, 2020

Këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte i ftuar këngëtari Xhieldo Hyseni, pjesëtar i  “Alar Band”, ku ndër të tjera ai rrëfeu dhe historinë e krijimit të grupit. Ai tha se me djemtë e grupit njihej prej kohësh dhe se dëshira për të sjellë diçka të veçantë në Shqipëri, i shtyu ato të ndërmerrnin këtë hap.

Kemi një histori të thjeshtë, kemi qenë shokë që të vegjël, kur u futa në shkollën e mesme të muzikës u njoha me çunat e grupit dhe kështu vazhduam. Ishte një rastësi, por e bukur. Bënin prova pasi mbaronin mësimet, rrinim në shkollë edhe pas orarit të mësimeve Mua personalisht më pëlqente por edhe atyre që pse jo të mos kishin një grup, sepse grupet këtu në Shqipëri nuk kishin jetëgjatësi. “, tha Xhieldo.

Por, a e ka menduar ndonjëherë të nisë karrierën si solist? I pyetur nga moderatori Alban Musa lidhur me këtë çështje, ai tha: “Mua më pëlqen kjo pjesë e grupit se ka shumë adrenalinë, kënaqemi kur jemi në koncerte. Grupi është shumë herë më bukur dhe është një kënaqësi shumë të madhe. Edhe vetëm nuk është se nuk është bukur, por se kam menduar këtë  kurrë këtë gjë, më pëlqen të jem në grup.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!