A e dini se sa është e rëndësishme të hani ngadalë?

schedule18:10 - 8 Qershor, 2023

schedule 18:10 - 8 Qershor, 2023

Nëse jetoni me ritmin e shpejtë të përditshmërisë dhe përpiqeni të arrini gjithçka gjatë ditës, ka shumë mundësi që të krijoni pak kohë për të gatuar.

Megjithatë, ky nxitim në mënyrën e të ushqyerit, përveç faktit që mund t’ju lodh, mund t’ju shkaktojë edhe probleme shëndetësore, të cilat mund të shmangen nëse praktikoni të hani më ngadalë dhe me më shumë vëmendje.

Pse është e rëndësishme të hani ngadalë?

Ju shijoni më mirë ushqimin
Sigurisht një vakt në të cilin keni kaluar kohë, jo vetëm duke gatuar, por edhe duke ngrënë, është shumë më i shijshëm, pasi duke përtypur ushqimin mund të përpunoni të gjitha shijet në gojë dhe ta shijoni, gjë që do t’ju bëjë më të lumtur!

Ju inkurajoni tretjen
Gëlltitja e shpejtë e ushqimit mund të çojë në dispepsi dhe urth, gjë që definitivisht nuk është diçka e këndshme. Tretja fillon në gojë, kështu që duke e përtypur kafshatën tuaj më shpesh, ju e copëtoni atë në copa më të vogla dhe e bëni stomakun tuaj të bëjë më pak dhe më lehtë punë.

Kontribuon në humbjen e peshës, nëse keni një qëllim të tillë
Studiuesit zhvilluan një hulumtim për mënyrën sesi ushqehen njerëzit, në këtë studim morën pjesë rreth 60,000 njerëz në Japoni. Rezultati i hulumtimit tregoi se njerëzit që hanë ngadalë kishin 42% më pak gjasa të vuanin nga obeziteti sesa njerëzit që hanë shpejt. Ndërsa ata që hanë me ritëm normal kishin 29% më pak gjasa.

Është një mundësi shumë e mirë për të praktikuar ndërgjegjësimin
Mundësitë për të praktikuar vëmendjen nuk janë kurrë të mjaftueshme, por ju mund të përfitoni nga zakoni i përditshëm i të ngrënit për të qenë në të tashmen, për t’u fokusuar në atë që shihni, nuhatni dhe shijoni, në vend që të mendoni se sa vonë jeni.

Mos hani në këmbë
Një nga gjërat e para që duhet të ndryshoni nëse doni të ndryshoni mënyrën se si i hani vaktet tuaja. Ju mund të vendosni një hapësirë ​​ose në zyrë ose në shtëpi në të cilën do të hani. Qëndrimi në këmbë do t’ju japë një ndjenjë urgjence për të mbaruar më shpejtë ushqimin dhe ju bënë të ndiheni edhe në një mënyrë të sikletshme, të qëndroni në këmbë, të mbani një pjatë dhe të përpiqeni të hani në të njëjtën kohë.

Mundohuni të numëroni kafshimet tuaja
Të paktën derisa të mësoheni të hani ngadalë, matni kafshimet tuaja. Nëse për shembull hani mish mund të numëroni 40 kafshime, para se të gëlltisni ushqimin tuaj, por nëse hani marule, patjetër që do t’ju duhet më pak. Sigurisht që nuk duhet ta bëni këtë gjatë gjithë jetës suaj, por derisa të mësoheni të hani më ngadalë dhe me vetëdije.

Uleni pirunin midis kafshimeve

Nuk është një hap i madh, por duhet pak kohë, qoftë edhe pak, për të ulur pirunin dhe për ta marrë përsëri në dorë. Gjithashtu, është shumë e dobishme për të ngrënë me një pirun më të vogël, pasi ju do të merrni kafshata shumë më të vogla nëse dëshironi apo jo.

Kur jeni shumë të uritur, ka kuptim që të mos përmbaheni dhe të bini me kokë në ushqim, kështu që nëse ndiheni pak të uritur, por nuk është ende koha për të ngrënë vaktin tuaj, hani diçka të lehtë për ta lehtësuar pak këtë ndjenjë.