A e dini se ky sport përmirëson kujtesën? 30 minuta bëjnë diferencën

schedule08:56 - 26 Shkurt, 2022

schedule 08:56 - 26 Shkurt, 2022

Shëndeti ynë mendor është diçka për të cilën të gjith duhet të kujdesemi çdo ditë dhe çiklizmi mund të jetë i vlefshëm në këtë drejtim. Ushtrimet aerobike, duke përfshirë çiklizmin, kanë treguar se reduktojnë stresin dhe depresionin. Ushtrimi përmirëson disponimin sepse ka shumë efekte të rëndësishme në tru.

Një studim tregoi se pas 30 minutash çiklizëm, pjesëmarrësit shënuan rezultate më të larta në testet e kujtesës. Pra, në vend që të rrini në rrjetet sociale, bëni një xhiro me biçikletë. Kur stërviteni dhe rrahjet e zemrës rriten, më shumë oksigjen pompohet në tru, i cili ndihmon në menaxhimin e stresit dhe depresionit.

Çiklizmi, për disa njerëz, mund të jetë po aq efektiv sa ilaçet për të përmirësuar humorin, por pa efekte anësore. Kjo nuk është e vërtetë për të gjithë por përpjekja për të ushtruar si një mjet për të luftuar depresionin mund të jetë një hap i parë i mirë.

Përveç kësaj, çiklizmi çliron endorfinë dhe neurotransmetues si serotonina dhe dopamina, që bën të ndihemi më pozitivë. Përmirësimet mund të kenë efekte më të qëndrueshme. Ushtrimi i rregullt në fakt mund të krijojë neurone të reja (qeliza që transmetojnë informacion në sistemin nervor) në tru.

Kjo mund të çojnë në përmirësimin e kujtesës, përmirësimin e humorit dhe funksionin njohës, aftësitë e të mësuarit dhe zgjidhjen më të mirë të problemeve. /abcnews.al