Shumë njerëz e konsumojnë orizin menjëherë pas gatimit kur është i ngrohtë. Megjithatë, është shumë më mirë ta lini të ftohet para se të filloni të hani. Një grup shkencëtarësh arritën në disa përfundime interesante në një studim që kryen së fundmi.
Në studimin që është publikuar në revistën “Nutrition and Diabetes”, ata zbuluan se kur orizi ftohet, formohet niseshte rezistente, e cila ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, redukton sulmet e urisë dhe nxit humbjen e peshës.
Për të marrë të gjitha përfitimet që ofron, është mirë që të përgatisni orizin 24 orë përpara se të hani sa herë që është e mundur. Kjo do të garantojë që kokrrat do të ftohen mjaftueshëm dhe se do të formohet niseshte rezistente. /abcnews.al