A e dini pse disa lloje djathërash kanë vrima?

schedule22:49 - 7 Gusht, 2023

schedule 22:49 - 7 Gusht, 2023

Ndryshe nga sa sugjerohet prej vitesh në filmat vizatimorë, vrimat në djathë nuk bëhen nga minjtë. Edhe pse ato nuk janë as rezultat i çlirimit bakterial të dioksidit të karbonit, siç pretendon shkenca popullore.

Shkencëtarët më në fund kanë zbuluar pse djathi zviceran ka vrima dhe duket se gjithçka varet nga sasia e papastërtisë në kovat ku mblidhet qumështi.

Nëpërmjet kërkimeve laboratorike, shkencëtarët zviceranë përcaktuan se grimcat e vogla të sanës janë përgjegjëse për vrimat. Instituti bujqësor i qeverisë zvicerane Agroscope thotë se “grimcat mikroskopike të vogla të sanës bien në kovat e grumbullimit të qumështit” dhe shkaktojnë vrima më të mëdha gjatë pjekjes së djathit.

Procesi prek vetëm disa lloje djathi zviceran, si Emmental dhe Appenzell.

Agroscope pohon gjithashtu se kjo shpjegon pse vrimat në djathrat zvicerane janë ulur gjatë 15 viteve të fundit.

Procesi i mjeljes dhe grumbullimit të qumështit po automatizohet gjithnjë e më shumë, ai është gjithnjë e më i “pastër” dhe përmban më pak grimca sanë. Shkencëtarët arritën në këtë përfundim duke shtuar grimcat e sanës në qumësht dhe duke monitoruar pjekurinë e djathit në laborator. Industria e qumështit vrimat në djathë i quan “sy”, ndërsa djathi pa vrima njihet si djathi “i verbër”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!