Sir Alex Ferguson ka konfirmuar për herë të parë përfshirjen e tij në marrëveshjen për të sjellë Cristiano Ronaldon përsëri në Manchester United, duke këmbëngulur:
“Unë thjesht nuk mund ta imagjinoja që ai të luante për Manchester City. Shumë njerëz luajtën rol, dhe unë kontribuova duke e ditur se, me të vërtetë, Cristiano donte të vinte këtu. Kjo ishte e rëndësishme. Shkoi shumë mirë”, tha shkurtimisht Sir Alex Ferguson, citojnë mediat britanike.
Ndërkohë, të shtunën Ronaldo realizoi 2 gola në fitoren 4-1 ndaj Newcastle./abcnews.al/