A duhet të shemben ndërtimet pa leje? “Zëri i Popullit”: Pas votave, dajaku dhe “uji i zi”

schedule20:43 - 4 Qershor, 2021

schedule 20:43 - 4 Qershor, 2021

Kryeministri Edi Rama njoftoi pak ditë më parë se ditën e hënën strukturat e Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Kombëtar të Territorit do të nisin operacionin për pastrimin e vijës bregdetare të Shqipërisë. Operacioni do të quhet “Bregdeti Ynë”. Por cfarë mendojnë qytetarët?

Lexo edhe: Të hënën nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje, Balliu: Do ta pësojnë 150 mijë familje

“Zëri i popullit” në emisionin “Bardh a Zi” në ABC ishte i ndarë, pro dhe kundër shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdet dhe pjesën tjetër të vendit. “Shteti është shtet, t’i shembi dhe “ujin e zi” t’u nxjerri” tha njëri.

Dakord me aksionin ishte edhe një qytetare. “Duhet të shemben, përse ti bëjnë pa leje në tokën e tjetrit edhe mua ma kanë zënë tokën”.

 

Me shpirt them që mirë ua bën Edi Rama, u mori votat, tani u jep dajakun” tha një tjetër, ndërsa nuk munguan edhe abstenuesit “No comment, nuk di gjë, jam në katund” u shpreh një tjetër qytetar. / db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!