A duhet të përdorni akull apo nxehtësi për dhimbjet e mesit? Çfarë thonë ekspertët

schedule10:45 - 2 Mars, 2021

schedule 10:45 - 2 Mars, 2021

Akulli vs nxehtësia

Akull apo nxehtësi? Nxehtësi pastaj akull? Apo akull pastaj nxehtësi? Saktësisht kur, si dhe për sa kohë duhet të përdorim akull ose nxehtësi për dhimbjen e mesit? Këto pyetje janë një burim diskutimi dhe nuk ka rregulla fikse.

Dhimbja e shpinës mund të prekë deri në 80% të njerëzve në një moment të jetës së tyre. Është një nga arsyet më të zakonshme për të humbur punën dhe arsyeja e tretë me e shpeshtë, për të shkuar te një mjek. Dhimbja e mesit mund të jetë jetëshkurtër, që zgjat deri në 12 javë, ose kronike, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), informon abcnews.al.

Gjithashtu ekzistojnë shkaqe për dhimbje të mesit, që mund të jenë: plakja, sëmundje të tjera, ngritja e një sendi të rëndë etj.

Shkaku i dhimbjes tuaj të mesit dhe strukturat e dëmtuara , luajnë rol në atë se çfarë do të zgjidhni për të lehtësuar dhimbjet, akull apo nxehtësi.

Terapia me akull

Në përgjithësi ne vendosim akull në shpinë kur dhimbja është akute. Duke ulur temperaturën e trupit do të ndihmoni në ngushtimin e enëve të gjakut, në uljen e ënjtjes, uljen e inflamacionit pasi shkakton një efekt mpirës. Ajo që nuk duhet të bëni është të vendosni akullin drejtpërdrejtë në shpinë, sepse dëmton lëkurën tuaj. Përdorni një peshqir për të mbështjellë paketës me akull. Aplikojeni të ftohtin për rreth 10-20 minuta disa herë gjatë ditës. Kontrolloni vazhdimisht lëkurën tuaj për t’u siguruar që nuk është e mpirë.

Akulli pastaj nxehtësi

Ndonjëherë kur terapia me akull nuk funksionon, kalohet te i nxehti. Në këto raste kaloni te i nxehti pasi inflamacioni të jetë ftohur. Pra rreth dy ditë më vonë, pas çlodhjes së çdo muskuli dhe qetësimit të zonës së dhimbjes, informon abcnews.al.

Vendosja e nxehtësisë përmirëson fleksibilitetin e indeve të buta, lëvizjen e muskujve dhe funksionimin e përgjithshëm të shpinës tuaj. Ngrohtësia stimulon qarkullimin e gjakut në pjesën e poshtme të shpinës, e cila nga ana tjetër sjell lëndë ushqyese shëruese në indet e dëmtuara. Përdorni një jastëk ngrohjeje ose një shishe me ujë të nxehtë dhe mbani mend temperaturën për të shmangur djegiet. Nxehtësia e lagësht si një peshqir i ngrohtë ose dush i ngrohtë, depërton në indet e thella më shpejt sesa nxehtësia e thatë. Vendosni nxehtësinë në shpinë jo më shumë se 20 -30 minuta.

Terapia e nxehtësisë

Kur dhimbja juaj e shpinës është kronike, terapia me nxehtësi mund të jetë më e mira. Provoni nxehtësi të vazhdueshme, të nivelit të ulët për dhimbje kronike të shpinës. Mbështillni një batanije korrenti në pjesën e poshtme të shpinës. Një jastëk ngrohjeje është një mundësi e mirë për trajtimin e simptomave të caktuara të dhimbjes së shpinës, të tilla si spazmat e dhimbshme të muskujve që mund të ndodhin me disa ndrydhje dhe tendosje të shpinës, informon abcnews.al.

Fjala e fundit

Nxehtësia dhe akulli janë mjete të rëndësishme kur shëroheni nga një dëmtim i shpinës ose po jetoni me një dhimbje kronike të shpinës. Përdorni akullin menjëherë pas një dëmtimi dhe kaloni në nxehtësi dy ditë më vonë, nëse ende keni dhimbje. Nëse dhimbja juaj e shpinës është kronike, nxehtësia e nivelit të ulët mund të jetë e dobishme. Telefononi mjekun tuaj për të zbuluar se çfarë tjetër mund të bëni nëse nuk po përmirësoheni me këto trajtime./e.b-abcnews.al