A duhet të përdorim maskë kur jemi të vaksinuar? Ministria e Shëndetësisë jep detaje

schedule10:46 - 11 Shkurt, 2022

schedule 10:46 - 11 Shkurt, 2022

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale vijojnë që të bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes në lidhje me përhapjen e infeksionit të Covid.

MSH përmes një postimi në rrjetin social fokusin e ka vënë tek  përdorimi i maskës dhe roli që ka ajo në mbrojtjen e shëndetit.

Pyetjes nëse duhet të përdorim maskë nëse jemi të vaksinuar, ministria i përgjigjet që patjetër që duhet maska dhe respektimi i të gjithë masave mbrojtëse ndaj Covid.

Po. Edhe pasi të jeni vaksinuar, vazhdoni që të respektoni masat mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e ministrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!