TIRANË– Studiuesi i njohur Ilir Ikonomi i ftuar në emisionin “Real Story” krahas detajeve që tregoi për librin kushtuar një prej figurave të mëdha të kombit shqiptar, siç ishte Fan Noli, ai u ndal edhe te zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai theksoi se personalisht në fillim nuk besonte se Trump do të fitonte zgjedhjet, por me kalimin e muajve dhe me zhvillimet që ndodhën e kuptoi se diçka po frynte në favorin e tij.
Studiuesi dhe gazetari Ikonomi shtoi se veprimet e Trump që nuk pranoi zgjedhjet në 2020 nuk ishin të duhurat, por megjithatë shtoi ai, njerëzit e kuptuan se Trump kishte shumë të drejtë për disa çështje, ku një prej tyre ishte ajo ekonomike.
“Gjatë vitit të fundit, gjatë vitit kur ndodhnin këto ndryshime, unë pothuajse nuk jam marrë me zgjedhjet edhe kam qëndruar shumë larg kësaj teme dhe mendoja se Trump nuk kishe shanse për të fituar. Megjithatë po kuptoja se diçka po ndryshonte, nuk I shihja shumë lajmet, por kuptoja se Trump kishte shumë shanse. Përse? Sepse, unë në fillim kisha një lloj aversioni ndaj asaj që bëri Trump, sepse nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve dhe unë besoja se në Amerikë rezultati duhet pranuar nëse gjykata thotë “po”, ndërsa Trump nuk e pranoi, atëherë si mund ta pranoj Trumpin? Mirëpo, dalëngadalë po e kuptoja që Trump kishte shumë të drejtë në disa gjëra, si në çështjet ekonomike dhe në gjëra të tjera dhe mendova e thashë “nëse unë jam I lëkundur, po shkoj drejt Trump, imagjino sa të tjerë, që nga këto të shtresës gri që do të shkojnë me Trumpin” dhe besoja se Trump do t’i fitonte zgjedhjet”, tha ai.
Gazetari dhe drejtuesi i “Real Story” Sokol Balla pyeti Ikonomin se ‘a duhet të ketë frikë bota nga një Amerikë e Danald Trump’, për këtë studiuesi dha këtë përgjigje të shkurtër:
“Trump e ka thënë, që ai do përpiqet për një botë pa luftëra dhe ai e ka shprehur disa herë dhe gjatë presidencës së Trump nuk kemi parë luftëra. Mua kjo më inkurajon dhe unë jam anti-luftës në fakt.”, shtoi ai./abcnews.al