A duhet të hiqet shkronja “W” nga Twitteri? Pyetja e Elon Musk zgjon debat

schedule18:51 - 10 Prill, 2022

schedule 18:51 - 10 Prill, 2022

Pronari i Tesla-s, Elon Musk, u bë aksionari më i madh i rrjetit social Twitter, pasi ditë më parë i bleu 9.2 për qind të aksioneve. Pas kësaj, ai ka vendosur ta “ndryshojë” Twitterin, me këtë rast shtroi pyetjen nëse duhet të hiqet shkronja “W”.

Në pyetjen e shtruar, ai ka lënë opsionet “Po” dhe “Sigurisht”, derisa deri më tani kanë votuar mbi 1 milion përdorues.

Nuk dihet nëse ky ndryshim do të ndodhë me të vërtetë, apo thjeshtë Musk ka kërkuar të vendosë komentuesit në lojë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!