A duhet SPAK t’i drejtohet Kuvendit? Minxhozi: Në mandatin e parë mund të respektohej ky standard, por tani…

schedule20:41 - 21 Nëntor, 2024

schedule 20:41 - 21 Nëntor, 2024

TIRANË- Në studion e emisionit “Real Story” u hodh teza e diskutimit nëse SPAK do duhej t’i drejtohet Kuvendit kur kërkon të vendosë një masë sigurie për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë apo jo?

Analisti Skënder Minxhozi, tha se në mandatin e parë të SPAK, kur nuk kishte asnjë të prekur në nivele të larta të politikës, rruga e “trokitjes” dhe marrjen e lejes në Kuvend do të ishte hapi i parë, por tashmë siç tha ai, gjërat kanë ndryshuar.

Ai shtoi se me rolin që kanë marrë SPAK, tani gjithçka mund të ndodhë, madje theksoi se duket se po “jetojmë në një kohë diskriminimi dhe shkelje pozitive e të drejtave”

“Nëse do më pyesje mandatin e parë të SPAK, e thënë me fjalë të thjeshta, kur në Shqipëri nuk kishte ndodhur asgjë në nivele kaq të larta, do duhej me çdo kusht që të respektohej ky lloj standardi , por kur unë kam parë Ilir Metën që e arrestuan ashtu si e arrestuan, kemi parë  zyrtarë të zgjedhur, ish-ministra. Kur kam parë mandatin e dytë të SPAK, sot me këtë lloj inercie që ka fituar ky institucion specifik i akuzës, mund të jetë dhe diçka e keq, një shkelje, kam përshtypjen se vendime si ky, jetojmë në një kohë diskriminimi dhe shkelje pozitive e të drejtave”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!