Për avokatin Edmond Petraj refoma në drejtësi ka defekte e boshllëqe e për këtë arsye duhet punuar në këtë drejtim. Në studion e Neës Line, Petraj tha se duhet të ketë një ndërhyrje pasi edhe qytetarët po ankohen për reformën dhe kanë ulur besim në të.
“Për mendimin tim reforma në drejtësi ka defekte, ka shumë boshllëqe. Ajo që shoh tjetër është që nuk më pëlqen asnjëherë dhe e them se po veprohet gabim. Në institucionin tonë të organit të akuzës hyjnë funksionarë ndërkombëtarë të huaj, në emër të reformës, etj.
Ata nuk kanë të drejtë të kalojnë derën e SPAK, kushdo qofshin. Derën e prokurorisë e kalon vetëm ligji dhe vetëm ligji është ai që vendos, por duhet të shohësh që sa herë shkojnë thonë ‘drejtësia të bëjë detyrën’. Tani si të bëjë detyrën drejtësia kur ka personazhe që po na dalin të pafajshëm. Oltion Bistri u masakrua me grupet kriminale dhe doli i pafajshëm.
Kush mban përgjegjësi për shkatërrimin e jetës, familjes, moralit etj. Pra, duhen parë disa elementë me kujdes edhe vetë prokurorët e SPAK nuk janë të qetë në detyrën e tyre, janë nën presion, kërcënime. Mendoj se duhet të kemi një ndërhyrje sa i përket disa elementëve. Të gjitha problematikat, i di vetë z.Rama, qytetarët po ankohen për reformën”, u shpreh Petraj./abcnews.al

