A duhen vaksinuar fëmijët? Ekspertet në Greqi: Komplikacionet dhe rreziku për shtimin e rasteve

schedule21:20 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:20 - 21 Shtator, 2021

Ekspertët në Greqi thonë se me hapjen e shkollave pritet të ketë rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë që dikush që preket nga COVID të shtrohet në spital ose të ndërrojë jetë, edhe në qoftë se është i infektuar me mutacionin Delta”, nënvizuan dy profesoresha të njohura, anëtare të komitetit kombëtar të vaksinimit.

Ajo që shton përhapjen e mutacioneve është mungesa e vaksinimit. Virusi gjen terren, devijon dhe pëson mutacione, thonë ato.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, ekspertët thonë se deri më tani 12 milion doza janë injektuar tek fëmijët në mbarë botën.

“Ne jemi në një periudhë ku, për herë të parë në historinë moderne, kemi një informacion kaq të rëndësishëm, në kohë reale. Organizatat ndërkombëtare nga e gjithë bota po bashkëpunojnë. Kemi një shkëmbim të vazhdueshëm informacioni në lidhje me vigjilencën për efektet anësore. 

Në Komitetin Kombëtar të Vaksinimit, çdo të martë në mëngjes, ne gjithmonë fillojmë me informacionin nga ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Barnave me efektet anësore që u vunë re, jo vetëm në Greqi, por në të gjithë botën”.

“Ekziston një ndërlikim i radhë i miokarditit në vaksinat e ARN, i cili prek kryesisht djemtë nga 16 deri në 29 vjeç dhe ndodh zakonisht pas dozës së dytë”, shpjegojnë ekspertët.

“Frekuenca dhe ashpërsia e sëmundjes ka ndryshuar për shkak të mutacionit Delta ” , tha Vana Papaevangelou.

Të dhënat nga SHBA tregojnë një rritje të rasteve te personat e moshës 5 deri në 17 vjeç nga korriku i këtij viti, si dhe shtrimet në spital . Ashpërsia e sëmundjes nuk duket të jetë në rritje, vuri në dukje Papaevangelou, por “probabiliteti që një fëmijë të shtrohet në spital është katër herë më i lartë nëse jeton në një shtet me norma të ulëta vaksinimi”.

Sipas të dhënave të EODY për Greqinë , rastet midis moshave 4 dhe 18 vjeç u rritën në korrik, por jo shtrimet dhe fatalitetet.

“Ne presim një rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital të fëmijëve dhe adoleshentëve pas hapjes së shkollave për shkak të rritjes së kontrolleve, rritjes së lëvizshmërisë”, thanë ato. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!