Patatet preferohen nga shumë njerëz dhe mund të përgatiten në mënyra të ndryshme. Në shumicën e recetave, rekomandohet që patatet të qërohen, të priten dhe më pas të zhytën në ujë të ftohtë. Disa i lënë që të qëndrojnë në ujë për disa minuta. Por çfarë thonë ekspertët – a është një zakon i mirë?
Shumë ekspertë e konsiderojnë si një ide të mirë, por ka disa gjëra që duhet të dini. Patatet që janë prerë në copa më të vogla nuk duhen mbajtur në ujë për më shumë se një orë, edhe nëse i vendosni në frigorifer. Nëse nuk i prisni fare, atëherë mund të qëndrojnë në ujë deri në 8-12 orë. /abcnews.al