A do t’i rrisë kriza energjetike çmimet e pronave? Çfarë parashikojnë ekspertët

schedule10:45 - 18 Tetor, 2021

schedule 10:45 - 18 Tetor, 2021

Si do të ndikojë kriza energjetike në çmimet e pronave? Ekspertët imobiliar, Armand Shkëmbi dhe Astrit Fadili ishin të ftuar këtë të hënë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku shpjeguan efektet që mund të ketë kjo krizë në pasuritë e paluajtshme.

“Do të ketë një rritje se natyrshëm ndërtuesi do blejë lëndën e parë. Mendoj se do të ketë rritje çmimesh, por nga situata në Shqipëri, nga çmimet e para që ishin të larta, tani ka arritur një tavan dhe nga kërkesat e njerëzve që blejnë.

Shoh dhe interesin se çfarë çmimesh preferojnë njerëzit. Sot, çmimet në Tiranë janë mbi një mijë euro për metër katrorë i ndërtimeve të reja. Blerësi shqiptar nuk shkon kaq. Imagjino të rriten akoma se çfarë do të thotë.”, theksoi Fadili.

Nga ana tjetër, Armandi shprehet se nuk beson se mund të ketë rritje çmimesh për faktin se nuk ka më fuqi blerëse. “Tregu shqiptar është paradoksal, nuk i nënshtrohet rregullisht rregullave të tregut të ekonomisë. Unë mendoj se çmimin e vendos fuqia dhe jo dëshirat e ndërtuesit.

Shumica e pronave blihen me cash dhe jo me bankë. Në thelb, si parim, çmimi i pronave do të jetë në rënie, sepse në ngjitje nuk e imagjinoj dot më pasi nuk ka fuqi blerëse.”, tha Armandi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!