A do t’i infektojë Covid-19 zgjedhjet e ardhshme? Analistët për ABC: Tubimet s’përkthehen në votë

schedule16:32 - 19 Nëntor, 2020

schedule 16:32 - 19 Nëntor, 2020

Nga Juxhin Mustafaraj

Në 25 prill shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur për qeverisjen e ardhshme. Por pandemia e Covid-19 duket se do të ndryshojë mënyrën e komunikimit që partitë politike do të zgjedhin për të kaluar mesazhin e tyre drejtë zgjedhësve.

Analistët Ermal Hasimja dhe Fatos Hakorja analizojnë në ABC vendimin e Komitetit të Ekspertëve të Shëndetësisë për të mos lejuar më grumbullimet dhe tubimet politike dhe impaktin që ato do të kenë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ata thonë se një vendimmarrje e tillë ndonëse është e nxitur nga qëllime që lidhen me shëndetin, do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e ardhshëm zgjedhor.

Analistët Ermal Hasimja dhe Fatos Hakorja janë në të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për efektin që tubimet e mëdha politike kanë në votë. Fushata e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare pritet të orientohet e gjitha drejtë rrjeteve sociale./abcnews.al