Fjolla Morina ka shfrytëzuar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet lokale të cilat po mbahen në Kosovë. Pas votimit, këngëtarja ka dhënë një prononcim për televizionin T7, ku mes të tjerash, iu përgjigj edhe pyetjes nëse e ka menduar të angazhohet në politikë.
“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodh ndonjëherë më vonë, pse jo. Obligimin tim e kreva, dhe shpresoj që ka m’u bo një shtet shumë i fortë se Shqipëria”, u përgjigj këngëtarja.
Kjo është dalja e parë publike e Fjollës pasi fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri. Kujtojmë që Fjolla përflitet se është ndarë nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla. /abcnews.al