A do t’i bashkohet LSI protestës së 7 korrikut? Përgjigjet Berisha

schedule10:31 - 23 Qershor, 2022

schedule 10:31 - 23 Qershor, 2022

Sali Berisha ka folur jashtë ambienteve të Parlamentit. Ashtu siç paralajmëroi ditën e djeshme, theksoi dhe një herë se në 7 korrik ka thirrur një protestë kombëtare.

I pyetur nëse LSI do t’i bashkohet protestës, Berisha nuk preferoi të përgjigjej direkt, pot ha se kjo është një protestë e të gjithë shqiptarëve.

Berisha: Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët. Do mbahet më 7 korrik, në orën 19:00. Do protestohet ndaj qeverisë, Parlamentit. Mund të them se me vendosjen e monizmit kushtetueshmëria e kësaj qeverie ka rënë. Një grup ekspertësh po punon për stemën. Kjo nuk është një protestë vetëm e PD. Është një protestë e shoqërisë civile. Rama nuk është larguar, por Rama do largohet./Abcnews.al/