A do të zhvillohet “Sunny Hill”, Dua Lipa rrëfen se çfarë do të ndodhë sivjet me festivalin e famshëm

schedule15:53 - 4 Maj, 2020

schedule 15:53 - 4 Maj, 2020

“Sunny Hill” i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin është një ndër festivalet më të rëndësishëm të muzikës ku bëhen bashkë artistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Sivjet ky festival do të shënojë edicionin e tretë, por për shkak të pandemisë globale, “Sunny Hill” është vendosur në pikëpyetje nëse do të realizohet si çdo vit në gusht.

 

Dua Lipa në një intervistë live në Facebook me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se ende nuk e kanë marrë një vendim se çfarë do të ndodhë sivjet me “Sunny Hill”.

Dua theksoi që po pret një vendim nga Komuna e Prishtinës dhe janë të gatshëm që të respektojnë çdo vendim apo rregull që ata do të marrin për sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, Shpend Ahmeti i ka sugjeruar këngëtares shqiptare një ambjent tjetër më të madh se ku mund të realizohet festivali.

“Këtë vit kemi menduar që festivalin Sunny Hill ta realizojmë në një hapësirë më të madhe. Ajo do të bëhet në afërsi të Bërnicës”, u shpreh Ahmeti.

Ndërkaq, Dukagjin Lipa ka thënë se hapësira e “Sunny Hill” në Bërnicë të Prishtinës do të jetë një hapësirë edhe për aktivitete tjera kulturore për qytetarët e Prishtinës.

 

“Kjo hapësirë do të përdoret nga ‘Sunny Hill’ vetëm gjatë kohës që do të organizohet festivali, ndërsa në muajt e tjerë ajo do të jetë një park në shërbim të qytetarëve”, ka thënë i ati i Dua Lipës.

 

 

Pjesë e ”Sunny Hill” kanë qënë disa nga artistët më në zë të muzikës që kanë ngritur në këmbë publikun shqiptar si: Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris, Martin Garrix etj./abcnews.al