Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zv/ ministren e Shëndetësisë Eugena Tomini, ku shprehet se kanë diskutuar mbi procesin zgjedhor dhe votimin e të infektuarve me COVID.
“Sot takova Zëvëndësministren e Shëndetësisë dhe Anëtaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19, zj. Eugena Tomini.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i situatës aktuale të pandemisë në vendin tonë dhe shqetësimin e ngritur lidhur me votimin e të infektuave me Covid në datën 25 prill 2021.
Në fokus të bashkëbisedimit ishin implikimet që sjell situata e pandemisë në procesin zgjedhor dhe rëndësia e zbatimit të protokolleve që duhet të ndiqen dhe zbatohen për parandalimin e përhapjes së virusit gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave” thotë Celibashi.
Pak ditë më parë në ABC, Celibashi u shpreh se të infektuarit me COVID nuk do të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do vaksinohen komisionerët./ db/ Abcnews.al