A do të vazhdojë të drejtojë PD-në? Basha flet në mbledhje për pozitën e tij dhe hapin e radhës

schedule19:57 - 3 Maj, 2021

schedule 19:57 - 3 Maj, 2021

Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e sotme me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD në lidhje me zërat kundër tij, që i kanë kërkuar dorëheqjen pas rezultatit të zgjedhjeve.

Burime nga brenda mbledhjes i thanë ABC se Basha është shprehur se do të deklarohet në ditët në vazhdim në lidhje me pozicionin e kryetarit. Kreu i PD ka theksuar se nëse do jetë apo jo ai, demokratët duhet të vazhdojnë të dokumentojnë vjedhjen e votës dhe çdo gjë që i shërben procesit që do të nisë.

PD nuk do i njohë zgjedhjet e 25 Prillit dhe në lidhje me këtë, Basha u ka kërkuar strukturave në rrethe që të mbledhin fakte dhe prova që dokumentojnë vjedhjen e votës ndërsa ka paralajmëruar tur takimesh nëpër Shqipëri gjatë javës së ardhshme./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!