A do të takohet me Ilir Metën? Flet Rama

schedule13:26 - 18 Qershor, 2020

schedule 13:26 - 18 Qershor, 2020

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi kryenegociatorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi dhe grupin e punës që do të merret me integrimin e vendit.

Kryeministri është pyetur në këtë konferencë edhe për një takim të mundshëm mes tij dhe Presidentit Ilir Meta.

Rama shprehu gatishmërinë e tij që të takohet me Metën dhe të diskutojë për çështje të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE.

Shefi i qeverisë la të nënkuptohej se nuk do të ulej në takim me presidentin nëse do të diskutonte për data zgjedhjesh.

“Integrimi nuk është muhabet, nuk kam pasur ndonjë orë për muhabet me Metën, ka ura ndërveprimi si proces, dhe ne këtë drejtim kemi qenë së bashku në tryezën e mëparshme, dhe unë do jem kudo ku kërkohet prezenca ime, dhe mendoj qe dhe presidenti do jetë.

Dhe mendoj se Meta kur do që do të flas me mua për integrimin, do ulem, mjafton mos te jetë për një datë zgjedhjesh mbi një kushtetutë imagjinare”, tha Rama. /abcnews.al