A do të shpëtojë bota nga uria? Tetë anije hyjnë në Detin e Zi për të rifilluar transportin e grurit

schedule15:36 - 12 Korrik, 2022

schedule 15:36 - 12 Korrik, 2022

Çlirimi i ishullit të gjarpërinjve nga forcat ukrainase duket se ka bërë të mundur një zgjidhje për transportin e drithrave që kanë mbetur të bllokura.

Lexo edhe: “The Economist”: Si po shkon bota drejt katastrofës ushqimore

Marina e Ukrainës ka thënë se tetë anije hynë në Danub, kanalin e Detit të Zi për të transportuar grurë ukrainas përmes Rumanisë në mes të një krize ushqimore të shkaktuar nga bllokada ruse e Detit të Zi.

“Fatkeqësisht, shumica e porteve të vendit tonë mbeten të mbyllura dhe disa janë të pushtuara”, tha marina ukrainase.

Ata shtuan se Rusia po përpiqet të manipulojë informacionin në lidhje me gjestet e saj të vullnetit të mirë për të zhbllokuar eksportin e lëndëve të para të Ukrainës nga deti.

Ndërkohë, një takim mes deklegacioneve ushtarake nga Turqia, Rusia dhe Ukraina do të takohen me një delegacion nga Kombet e Bashkuara për të diskutuar eksportin e sigurt të grurit ukrainas.

Lexo edhe: Si mund ta pengojmë planin e Rusisë për të shkaktuar një krizë ushqimore globale

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë me dije se takimi do të mbahet në Stamboll gjatë ditës së mërkurë (13 korrik).

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë botërore të ushqimeve. Vendi i goditur nga lufta është ndër eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë. Pas pushtimit rus reth 20 milionë tonë grurë kanë mbetur të bllokuara në Ukrainë.

Moska e ka mohuar vazhdimisht që të jetë përgjegjëse për krizën e shkaktuar e po ashtu ka mohuar akuzat nga Kievi se është duke vjedhur grurë ukrainas. Sipas raporteve të Ukrainës, Rusia ka vjedhur rreth 600 mijë tonë grurë.

Lexo edhe: Investigimi i BBC-së: Rusia ka vjedhur mijëra tonë drithëra nga Ukraina

Nga ana tjetër, Turqia është shprehur vazhdimisht e gatshme të ndërhyjë për të zgjidhur krizën e drithit.

Një ditë më parë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy pati një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë së cilës ata diskutuan rëndësinë e zhbllokimit të porteve të Ukrainës dhe rifillimin e eksporteve të grurit.

Rezultatet e kësaj bisede pritet të finalizohen në takimin katër palësh të 13 korrikut, me pritshmërtinë për të rifilluar dërgimin e sigurt të drithit, që pret në portet e Ukrainës, në tregjet ndërkombëtare përmes detit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!