Producentja e filmit Warner Bros, Pam Abdy, e ka bërë të qartë se dëshiron një vazhdim të filmit ‘Barbie’. Abdy foli për BBC dhe zbuloi se Warner Bros dhe regjisorja e ‘Barbie’ Greta Gerwig janë në diskutime rreth kthimit në botën unike të ‘Barbie’.
CEO i ‘Warner Bros Motion Picture Group’ shprehu gjithashtu keqardhjen që Gerwig dhe Margot Robbie nuk morën nominime për Oscar.
Filmi ‘Barbie’ deri më tani ka arritur në 1.45 miliardë dollarë në arkat globale dhe po hyn në Oscar me tetë nominime. Ryan Gosling është kandidat për aktorin më të mirë në rol dytësor dhe do të performojë këngën “I’m Just Ken”. E nominuar është edhe kënga “What Was I Made For?”, e cila do të interpretohet nga Billie Eilish dhe Finneas O’Connell. America Ferrara është kandidate për aktoren më të mirë në rol dytësor.
Sipas BBC, Gerwig, e cila përshtati skenarin me bashkëshortin e saj Noah Baumbach, është e hapur ndaj idesë së një vazhdimi nëse gjen “sfondin e duhur” për filmin./abcnews.al