Në garë me kohën, udhëheqësi i Senatit i prerë: Trump nuk do shkarkohet para betimit të Biden

schedule23:50 - 13 Janar, 2021

schedule 23:50 - 13 Janar, 2021

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA vendosi sot ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Donald Trump, pasi e fajëson për nxitjen e kryengritjes në 6 janar në Kongres, ku mbetën 5 të vdekur. Dosja me akuzat tani pritet të shkojë në Senat.

Por do të jetë shumë e vështirë që Trump të shkarkohet brenda 7 ditëve që i kanë mbetur nga mandati dhe gjithçka pritet që të zhvendoset në një luftë pas 20 janarit për t’i bllokuar rikandidimin në zgjedhjet e 2024.

Lexo edhe: Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA voton pro ngritjes së akuzave për shkarkimin e Trump

Udhëheqësi i shumicës së senatit, republikani Mitch McConnell e ka bërë të qartë në një deklaratë për kolegët senatorë se gjyqi i fajësimit i Presidentit Trump nuk do të fillojë para 19 janarit.

Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar për të fajësuar Presidentin. Procesi i Senatit tani do të fillojë në takimin tonë të parë të rregullt pas marrjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Lexo edhe: U fajësua për herë të dytë, si do të bëhet gjykimi i Trumpit për “pushtimin” e Kongresit?

Duke pasur parasysh rregullat, procedurat dhe precedentët e Senatit që rregullojnë gjykimet e fajësimit presidencial, nuk ka shans që gjyqi të përfundojë përpara se Presidenti i zgjedhur Biden të betohet javën e ardhshme. Senati ka mbajtur tre gjykime të fajësimit presidencial. Ato kanë zgjatur respektivisht 83 ditë, 37 ditë dhe 21 ditë.

Në dritën e këtij realiteti, unë besoj se do t’i shërbejë më së miri kombit tonë nëse shtatë ditët e ardhshme kalojnë plotësisht të përqendruara në lehtësimin e një inaugurimi të sigurt dhe një transferimi të rregullt të pushtetit tek administrata e ardhshme e Biden.

Lexo edhe: “Rrezik për kombin”! Nga akuzat, te rebelët dhe gjyqi, çfarë duhet të dini për fajësimin e Trump

Unë jam mirënjohës për institucionet brenda Kapitolit që po punojnë gjatë gjithë kohës për t’u përgatitur për një inaugurim të sigurt dhe të suksesshëm në Capitol të Mërkurën e ardhshme” deklaroi ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!