A do të shkarkohet Gledis Nano? Gati vendimi për drejtorin e ri të policisë

schedule09:15 - 31 Gusht, 2022

schedule 09:15 - 31 Gusht, 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, duket se është në orët e fundit në krye të këtij institucioni.

Prej disa ditësh është përfolur për një largim të mundshëm të tij, por sot gjithçka pritet të bëhet zyrtare.

Lexo edhe: A është dorëhequr Gledis Nano? Artan Hoxha flet mbi misterin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Gazetarja Esiona Konomi bën me dije se vendimi për drejtorin e ri  të policisë është duke u marrë në këto momente dhe do të komunikohet më vonë nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Dy emrat më të lakuar deri tani për këtë post kanë qenë Drejtori i Policisë Kriminale të Shqipërisë, Neritan Nallbati dhe Drejtori i Përgjithshëm i AMP Muhamet Rrumbullaku.

Gledis Nano kishte pasuar në krye të Policisë së Shtetit Ardi Veliun, pas ngjarjeve të rënda që kishin përfshirë këtë institucion, ndër të cilat veçohet vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi Nevaldo Hajdari.

Ndërkohë, gjatë qëndrimit të Nanos në krye të këtij institucioni kanë qenë po ashtu të shumta rastet që policia është gjendur nën qendër të kritikave. Atentatet dhe vrasjet e fundit në vend janë bërë problem për sigurinë në vend, ndërsa temë e ditës është bërë Ervis Martinaj, të cilin policia ka dështuar ta arrestojë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!