Charles dhe bashkëshortja, Camilla pritet të dalin në ballkonin e Buckingham pas ceremonisë së kurorëzimit më 6 maj. Çiftit ka të ngjarë t’i bashkohen anëtarët e familjes së tyre të ngushtë, duke përfshirë Princin dhe Princeshën e Uellsit dhe tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.
Pas javësh spekulimesh, Pallati ka konfirmuar se Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e babait të tij, por Dukesha e Sussex do të qëndrojë në Kaliforni me fëmijët e tyre, Princin Archie dhe Princeshën Lilibet.
Nuk dihet nëse Princi Harry do të ketë një rol atë ditë apo nëse do t’i bashkohet familjes së tij në ballkon. Për jubileun e Platinumit, mbretëresha e ndjerë dekretoi që vetëm anëtarët aktivë të familjes mbretërore do të shfaqeshin në ballkonin e famshëm, duke përjashtuar Harry-n dhe Meghan-in.
Duhet theksuar se hera e fundit që të gjithë anëtarët e familjes mbretërore ishin bashkë ishte në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth./abcnews.al