A do të pranoni një komision të përbashkët pa Sali Berishën? Bumçi: Kjo është marrëzi, lojë e Edi Ramës

schedule19:47 - 14 Mars, 2022

schedule 19:47 - 14 Mars, 2022

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar situatën brenda PD.

I pyetur nga Xhokaxhi nëse Komisioni i Rithemelimit do të pranonte kushtet për bashkim të ardhura nga PD, që të krijohet një komision i përbashkët, por pa Sali Berishën. Bumçi tha se kjo është marrëzi, pasi Berisha mbështet nga 80% e demokratëve.

Kjo është jo demokratike, jo politike. Zoti Berisha doli në skenë pas vendimit të përjashtimit të tij, dhe mbështetja që i dhanë demokratët është shumë e qartë. Ai doli në skenë pas një vendimi për përjashtim dhe u mbush stadiumi. Kishte zgjedhje dhe ai ishte përditë në 3-4 takime. A mund të ndërtohet një projekt për të ngritur një parti politike kur ju kërkohet 80% të demokratëve të largojnë një njeri që u mbushi stadiumin. Nuk është më çështja e zotit Berisha, ku janë 80% e demokratëve që mbushën stadiumin, kjo është jodemokratike. Kush do të ulej me një kusht që 80% të pranojë 30 përqindëshin, kjo është marrëzi, kjo do të thotë të bësh lojën e Edi Ramës. 20% ka të drejtë të krijojë fraksion, le të punojë brenda partisë për tu bërë shumicë’, tha Bumçi. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!