A do të ndiqet penalisht Alec Baldwin për vrasjen e kineastes? Çfarë thonë autoritetet

schedule12:43 - 29 Tetor, 2021

schedule 12:43 - 29 Tetor, 2021

Autoritetet thonë se iu duhet më shumë kohë për të vendosur nëse do të ketë një procedim penal për vrasjen e Halina Hutchins nga Alec Baldwin gjatë xhirimeve të filmit Rust një javë më parë, por nuk përjashtohet kjo mundësi. Policia nuk i ka kërkuar Baldwin të qëndrojë në New Mexico, megjithëse hetimi është duke u zhvilluar.

Kinematografja Halyna Hutchins

Ekspertja ligjore, Nancy Grace shprehet se aktori mund të përballet me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. “Alec Baldwin padyshim nuk kishte për qëllim ta vriste atë. Mendoj se gjëja për të cilën mund të akuzohet është një vrasje nga pakujdesia, dhe po, është një mundësi sepse ai nuk e kontrolloi armën.”, tha ajo.

Alec Baldwin kills woman by firing prop gun on film set of Rust | Alec  Baldwin | The Guardian

Në intervistën e saj me Entertainment Tonight, Grace parashikoi se do të ketë “padi të shumta, ndoshta kundër Alec Baldwin, dhe shumë të tjerëve”. Ndihmës drejtori i filmit, Dave Halls i dha armën aktorit duke menduar se ishte e sigurt për t’u përdorur në set.

Sipas The Guardian, një dosje e re gjyqësore thotë se Halls pranoi para hetuesve se duhej t’i kishte kontrolluar të gjithë fishekët e armës përpara se t’ja dorëzonte aktorit. Ndërkohë, prodhimi i Rust është ndalur deri në përfundimin e hetimeve të policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!