A do të ndikojë Inteligjenca Artificiale futbollin?

schedule13:52 - 15 Qershor, 2024

schedule 13:52 - 15 Qershor, 2024

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencën Artificiale (IA) në të ardhmen?  Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann është e sigurt për momentin.

Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në

Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t’i shfrytëzojë ato si duhet.”

Screenshot i një tabele të analizës kompjuterike mbi parametrat e shpjtësisë në sport

Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit. Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve.

Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.

Robot humanoid i Hondës

Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer  siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje. Ndërsa AI do ta përshpejtonte procesin, nënvizon Daniel Memmert: “Nëse kemi në dispozicion të dhënat mbi pozicionet dhe i vlerësojmë ato me softwarin tonë, na duhen 8 sekonda për të analizuar të njëjtin numër parametrash.”

Ekipet më të mira në të ardhmen mund të jenë vërtetë ato që punojnë krah për krah me IA./DW/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!