Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë me dije se do të dhurojnë 500 milion doza të vaksinës Pfizer-BioNTech.
“Ne duhet t’i japim fund pandemisë Covid”, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden, duke shtuar se shumë vende të varfra kanë vështirësi për të vaksinuar qytetarët.
Ndërsa detajet nuk janë bërë ende publike, por pritet që 200 milion doza të shpërndahen deri në fund të këtij viti dhe 300 milion doza të tjera deri në qershor të 2022.
Vaksinat do t’u sigurohen vendeve përkatëse përmes skemës COVAX dhe një programi të drejtuar nga Bashkimi Afrikan që synon të vaksinojë 20% të vende ve më të prekura.
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Afrikën, Dr. Matshidiso Moeti theksoi se donacioni i SHBA është hap shumë i madh për të luftuar pandeminë, por sërish sipas tij, sfida mbetet e lartë.
Përveç SHBA, disa nga vendet në G7, që kanë filluar të dhurojnë doza të vaksinës janë edhe Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania e Madhe.
Por a është e mjaftueshme vetëm dhurimi i vaksinave?
Shkallë e sfidës kundër pandemisë, mbetet shumë e lartë, ndërsa vaksina është drita në fund të tunelit.
Më herët drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur: “Për të vaksinuar të paktën 10% të popullsisë bë çdo vend deri në shtator do të duhen 250 milion doza shtesë të vaksinës”. Ndërkohë shpërndarja e vaksinave ka qenë edhe nja nga sfidat kryesore./i.k/abcnews.al/