Tenori me famë botërore, Agim Hushi është kthyer në Shqipëri pas dita vitesh. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, tenori u pyet nga gazetari Enkel Demi nëse do të mbajë një koncert në Shqipëri. “Këtu nuk ma var kush”, u shpreh tenori duke folur më pas për eksperiencën në Sydney Opera House.
“Ajo është skena më e bukur e imja. Kam kënduar atje me shumë sukses. Unë jam bërë australian pikërisht prej asaj opera sepse Richard Bonynge dhe gruaja e tij, ishin suportuesit dhe më bënë pasaportën për 6 muaj. Richard tha ‘tenori më i mirë që ka kënduar Manon Lescaut është Agim Hushi'”.
/abcnews.al