A do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit? Si përgjigjet Ilir Meta

schedule11:36 - 23 Nëntor, 2022

schedule 11:36 - 23 Nëntor, 2022

TIRANË- Për 40 minuta, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim në Selinë Blu, me kreun e PD-së, Sali Berisha. Takimi shkurtër mes dy liderëve të opozitës, vjen në një kohë ku Sali Berisha ka paralajmëruar një protestë më 6 dhjetor.

Kjo datë përkon me ardhjen e krerëve të BE në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, por Sali Berisha protestën e thirrur prej tij e cilëson si një mirëseardhje për ta, për shkak se sipas tij populli shqiptar do të flasë.

Meta nuk preferuar që të mbajë një deklaratë për mediat, por u është përgjigjur gazetarëve lidhur me protestën e Berishës më 6 dhjetor.

“Gjithmonë në protestë kemi qenë”, u përgjigj Meta.

Në takim, Meta dhe Berisha kanë folur për të koordinuar aksionin opozitar./abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!