Ditët po kalojnë dhe ceremonia e kurorëzimit të Mbretit Charles po afrohet gjithnjë e më shumë. Në fakt, është vetëm pak njëzet e katër orë larg, që do të thotë se gjithnjë e më shumë detaje rreth ngjarjes që pritet të hyjë në histori po dalin në dritë. Raporti i fundit ka të bëjë me Kate Middleton dhe familjen e saj.
Dukesha e Uellsit dhe Princi William mund të kenë konfirmuar praninë e tyre në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles me fëmijët e tyre, por deri më tani ka mbetur e panjohur nëse në këtë ngjarje madhështore do të marrin pjesë motra e saj, Pippa Middleton, vëllai i saj, James dhe prindërit, Carole dhe Michael Middleton.
Sipas raportit të DailyMail, e gjithë familja e Kate Middleton ka marrë një ftesë nga Pallati, së cilës sigurisht, ata i janë përgjigjur pozitivisht. Kështu familja Middleton po përgatitet të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit./abcnews.al