Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thirrur më 27 maj Kuvendin e jashtëzakonshëm e Partisë Progresiste Serbe (SNS).
Vendimi për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të SNS-së është publikuar në faqen zyrtare të kësaj partie, shkruan N1.
Më herët, Vuçiç kishte njoftuar se nga 27 maji nuk do të jetë më në krye të Partisë Progresive Serbe, por do të mbetet anëtar.
“Nuk e di ende se kush do të më zëvendësojë në krye të partisë, kam tre apo katër persona në mendje, por e di që disa nga ata që kanë humbur pozitat e tyre do të largohen nga SNS”, teksoi ai një javë më parë.
Vetëm pak ditëpas kësaj deklarate, ish-ministrja e Minierave dhe Energjisë dhe zyrtarja e lartë e SNS-së, Zorana Mihajloviç u largua nga partia./abcnews.al