Nga Kara Fox, CNN
Fushatat e vaksinimit kundër Covid-19 janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës, duke ofruar dritën e parë të shpresës se jeta mund të kthehet në normalitet.
Britania e Madhe ishte vendi i parë që filloi vaksinimin e qytetarëve të saj me një vaksinë plotësisht të verifikuar dhe të autorizuar të Covid-19, dhe është ndër vendet me numrin më të lartë të personave të vaksinuar për frymë.
Por sa kohë Britania e Madhe – dhe ndoshta pjesa tjetër e botës – duhet të presin që të kthehen në një formë të normalitetit? Kjo nuk do të ndodhë shumë shpejt.
Ekspertët e shëndetit publik kanë rënë dakord se është joreale të vini bast nëse vaksina është një shkop magjik për t’i dhënë fund pandemisë; ata kanë deklaruar se masat kundër koronavirusit, të tilla si maska dhe distancimi social, ka të ngjarë të jenë pjesë e jetës tonë edhe për disa muaj të tjerë të paktën.
Dr. Paul Hunter, një profesor në Universitetin e Anglia Lindore, tha për CNN se shumë faktorë duhet të merren parasysh para se të lehtësohen masat e bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai shpjegoi se nëse Britania e Madhe do të ishte në një pozicion të ngjashëm me atë në gusht 2020, kur numri i rasteve të reja ishte nën 1,000 në shumicën e ditëve – dhe ra në më pak se 600 – dhe shtrimet në spital ranë nën 100 dhe vdekjet më 24 orë ranë nën 10, atëherë vendi do të ishte në gjendje të lehtësonte masat e marra- duke pasur parasysh që fushata e vaksinimit tashmë ka filluar.
Javën e kaluar, situata ishte e zymtë, me më shumë se 35,900 raste të raportuara çdo ditë dhe një mesatare prej më shumë se 1,240 viktima në 24 orë, sipas një mesatareje shtatë-ditore të dhënave të qeverisë.
Dy javë më parë, Britania e Madhe regjistroi shkallën më të lartë të vdekshmërisë në botë .
Më shumë se 37,500 pacientë me Covid-19 janë në spitalet e MB , me një mesatare prej 3,825 pacientësh të pranuar në baza ditore, sipas mesatares shtatë ditore të të dhënave të qeverisë.
Pra, sa shpejt vaksina mund të rrafshojë kurbën mbetet një pyetje që ende nuk ka përgjigje.
Ka gjithashtu shumë të panjohura rreth vaksinave që po përdoren aktualisht, të tilla si nëse ato mund të ndalojnë transmetimin ose jo – dhe për sa kohë sigurojnë imunitet.
Kjo do të thotë se ekziston mundësia që njerëzit e vaksinuar mund të përhapin akoma virusin, ose të mund të infektohen më vonë, nëse masat e distancës sociale nuk do të ishin më në fuqi.
Dhe ndërsa programi i vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë kryesisht i suksesshëm deri më tani, duhet të kihet parasysh një faktor tjetër kyç: Shkalla e mbulimit të saj.
Së pari, vaksinat janë aktualisht në dispozicion vetëm për grupet prioritare, të cilat përbëjnë rreth 20% të popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar: Të moshuarit, ata që janë klinikisht të pambrojtur dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, të gjithë këta, ka më shumë të ngjarë të vaksinohen se pjesa tjetër e popullsisë.

Ndërsa vaksina do të jetë e disponueshme për popullatën e gjerë, shkalla e vaksinimit pritet të bjerë, pasi një pjesë e popullatës nuk do të jetë në gjendje të vaksinohet (fëmijë dhe gratë që janë shtatzënë ose ushqejnë me gji, për shembull) – ndërsa një pjesë tjetër thjesht nuk do të dojë të vaksinohet.
Për shembull, sondazhe të shumta kanë treguar rezistencë ndaj grupeve të pakicave etnike, duke përfshirë një studim të fundit, nga Grupi i Këshillit Shkencor të MB për Emergjencat (SAGE) që zbuloi përvetësimin midis këtyre grupeve në Mbretërinë e Bashkuar.
Studimi, bazuar në sondazhet e marra në nëntor, zbuloi se 72% e të anketuarve britanikë me ngjyrë ose të personave me ngjyrë të etnive të ndryshme thanë se nuk kishin gjasa të vaksinoheshin.
Grupet pakistaneze dhe Bangladeshi janë grupi tjetër më pak hezitues i pakicës etnike, me 42% të ngjarë të vaksinoheshin.
Kjo do të thotë që disa masa mund të duhet të qëndrojnë në fuqi për të mbrojtur njerëzit më të prekur në komunitetet e pavaksinuara, tha Hunter, duke theksuar se ekziston një rritje tjetër e rasteve në vjeshtë dhe dimër, në varësi të përqindjes së popullsisë që është imune ose e vaksinuar deri në atë periudhë.
Vaksinat mund të mos sigurojnë imunitet të tufës, por ato ndihmojnë në uljen e transmetimit, pasi zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së simptomave dhe sëmundjeve të rënda dhe rastet simptomatike kanë rreth tre herë më shumë gjasa të transmetojnë infeksionin, tha ai.
Nga ana tjetër, fushata e vaksinimit pritet të ulë numrin R nën 1 – një masë kryesore nëse epidemia po zvogëlohet apo rritet.
Përhapja e varianteve të reja të koronavirusit , duket se e kërcënon këtë shpresë, sepse ekspertët thjesht nuk dinë se si do të reagojnë vaksinat ndaj varianteve të reja.
Studimet sugjerojnë tashmë që varianti B.1.351 – që u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut – mund të shmangë imunitetin e shkaktuar nga vaksinimi.
Studimet paraprake sugjerojnë se vaksina e Pfizer / BioNTech është efektive kundër variantit britanik, por Moderna tha se ndërsa vaksina e tyre “pritet të funksionojë ndaj llojeve të reja të zbuluara deri më tani”, përfshirë atë nga MB.
Ndërkohë, studimet e hershme kanë treguar vaksina se mund të jetë më pak efektive ndaj variantit të raportuar fillimisht në Afrikën e Jugut.
Është ende e paqartë nëse vaksina Oxford / AstraZeneca, e cila filloi shpërndarjen në MB në fillim të këtij muaji, do të ndikohet nga variantet e reja.
Një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit tha për CNN të martën se ata janë “duke vlerësuar me kujdes ndikimin e varianteve të reja në imunitetin e vaksinave dhe duke vlerësuar proceset e nevojshme për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të COVID-19 nëse do të jetë e nevojshme”.
Skenari më i mirë
Sipas një studimi të zhvilluar nga John Roberts, në fillim të këtij muaji, pritet që deri në fund të marsit, vdekjet në MB mund të ulen me gati 90% dhe nga mesi i marsit, shtrimet në spital mund te ulen me gati 60%.
Modeli i Roberts gjithashtu mbështetet në supozimin se vaksina është 70% efektive në parandalimin e infeksioneve dhe 100% efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda që do të çonin në shtrime në spital dhe viktima.
Disa ekspertë thonë se është e paqartë nëse vaksinat ofrojnë mbrojtje të plotë kundër sëmundjeve të rënda dhe parandalojnë vdekjen, duke argumentuar se provat klinike kanë vlerësuar efikasitetin kundër shfaqjes së simptomave, por që të dhënat ishin më të kufizuara për sëmundjen e rëndë.
Javën e kaluar në MB, më shumë se 2.5 milion njerëz morën dozën e tyre të parë të vaksinës dhe 18,177 morën dozën e dytë. Studiuesit vlerësojnë se imuniteti i nivelit të popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar ishte rritur me 19% që nga mesi i janarit.
Në fund të fundit, heqja e plotë e kufizimeve para verës “do të çojë në periudha të zgjatura dhe presioni të lartë mbi spitalet, dhe më tepër viktima”.
Profesori Mark Woolhouse dhe ekipi i tij në Universitetin e Edinburgut gjetën rezultate të ngjashme.
Ata hartuan 44 skenarë duke parë nivele të ndryshme të mbulimit të vaksinave, varianteve të koronavirusit, dhe sa mbrojtje ofron vaksina (kundrejt mbrojtjes natyrore nga sëmundja dhe më pas rikuperimit) – dhe vunë re që një relaksim jashtëzakonisht gradual i masave të kontrollit , duke filluar në pranverë dhe duke vazhduar në fillim të vitit 2022, do të ishte një qasje shumë më pak e rrezikshme dhe mund të ndihmojë në fitoren kundrejt pandemisë pa mbingarkuar Shërbimin Kombëtar të Shëndetit të Mbretërisë së Bashkuar (NHS).
Të dhënat dhe mbikëqyrjet

Ndërsa asnjë nga modelet e Mbretërisë së Bashkuar nuk është zbatuar në vendet e tjera, Roberts ka deklaruar se kombet që zbatojnë qasje të ngjashme me MB – për shembull duke shpërndarë vaksinën te grupet më të rrezikuara fillimisht, së bashku me bllokimet kombëtare ose kufizime të tjera të rënda – mund të shohin rezultate të njëjta.
Hunter kërkon më tepër kujdes në krahasimin e rezultateve në vende të ndryshme, por thekson se mbikëqyrja pas vaksinës së Mbretërisë së Bashkuar ka qenë e suksesshme dhe se të dhënat e saj mund të përdoren nga vendet e tjera në të ardhmen e afërt.
Brenda disa muajsh, shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të jenë në gjendje të shqyrtojnë ndikimin e një numri të madh faktorësh, përfshirë këtu se cilën vaksinë kanë marrë, sa doza dhe me sa diferencë nga njëra-tjetra.
Ky është një hap kryesor për të kuptuar efektin që kanë vaksinat, shpjegon Hunter.
“Kjo do të jetë diçka e vlefshme në të gjithë botën,” tha ai, duke vënë në dukje se modeli i Mbretërisë së Bashkuar mund të ndihmojë për të informuar vendet e tjera se si të planifikojnë shpërndarjen e vaksinave – dhe të hapë rrugën për kthimin në normalitet. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

