A do të ketë dozë të tretë vaksine? Manastirliu: 35.5% e popullatës target e imunizuar plotësisht

schedule13:24 - 29 Shtator, 2021

schedule 13:24 - 29 Shtator, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e vaksinës mbi 35.5% e popullatës target. Ndërkohë që moshat mbi 60-vjeç kanë arritur një mbulesë vaksinale mbi 64%.

Ministrja deklaroi se ende nuk ka një vendim për administrimin e një doze të tretë ndërsa shtoi se deri më tani nuk ka pasur humbje të vaksinave kur flasim për afat skandence.

“Janë më shumë se 900 mijë qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinës ose ndryshe rreth 44% e popullatës target. Janë vaksinuar plotësisht 35.5% e popullatës target. Moshat mbi 60 vjeç kanë arritur një mbulesë mbi 64%.

Komiteti i Vaksinimit është duke vlerësuar programin për dozat përforcuese. Ne jemi të përgatitur. Qeveria ka vendosur fondet në dispozicion për blerjen e vaksinave. Edhe nëse komiteto vendos për dozën e tretë, ne do e vazhdojmë menjëherë. Nuk kemi humbje të vaksinave kur flasim për afate skadence”, tha Manastirliu. m.v/abcnews.al