A do të kemi përmbytje këtë javë? Meteorologu sjell parashikimin e motit për ditët në vijim

schedule08:55 - 25 Shtator, 2020

schedule 08:55 - 25 Shtator, 2020

Meteorologu Hakil Osmani në “ABC-ja e mëngjesit”, ka sjellë parashikimin e motit për ditët në vijim.

Gjatë ditës së sotme pritet të kemi rrebeshe shiu që do të jenë prezentë deri në orët e para të ditës së shtunë.

Por në orët e mesditës dhe në vijim mund të kemi një përmirësim të lehtë, ndërsa në orët e mbrëmjes do të kemi rritje të reshjeve të shiut.

Gjatë ditës së hënë deri në mesditë reshjet e shiut do të jenë të larta.

Ndërkohë të dielën dhe gjatë ditës së hënë do të kemi reshje të konsiderueshme në vendin tonë.

Edhe më Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut presim që reshjet të jenë me intensitet të lartë.

Si pasojë të reshjeve të konsiderueshme vlerat maksimale do të zbresin në 21-22 gradë celsius./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!