A do të guxonit? Vajzat e showbizz-it sjellin trendin më të ri të flokëve

schedule15:51 - 18 Prill, 2022

schedule 15:51 - 18 Prill, 2022

Me ardhjen e pranverës, nisin dhe ndryshimet në look. Vajzat e ekranit janë ata që eksperimentojnë më shpesh me paraqitjen e tyre, edhe nëse bëhet fjalë për një klip apo dalje publike. Baluket duket se do të jenë sërish në modë dhe për këtë mjafton të hedhim një sy nga Instagrami i vajzave të showbizz-it.

E fundit që surprizoi ndjekësit me paraqitjen ishte Beatrix Ramosaj. Këngëtarja, që binte gjithmonë në sy për flokët e gjatë dhe të dendur, postoi disa fotografi ku shihej me flokët e prera shkurt deri te supet dhe me baluke. Bukuroshja kishte ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve duke zgjedhur një nuancë të errët.

Por kohët e fundit kemi parë dhe personazhe të tjerë që eksperimentuar me këtë look. Jonida Maliqi, e ftuar në emisionin e modës Style Star që transmetohet në Abc, u shfaq me baluke. Kida gjithashtu ka ndjekur të njëjtin trend. Këngëtarja shihet me baluke megjithëse ka preferuar të mos i shkurtojë flokët.


Në një fotografi që ka ndarë së fundmi në rrjete sociale, Poni shihet gjithashtu me flokë të prera shkurt dhe me baluke. Këngëtarja ka guxuar gjithashtu me ngjyrën e flokëve pasi kaluar në bionde. Këtij trendi nuk i ka shpëtuar dhe Ronela Hajati.

Këngëtarja, e cila do të na përfaqësojë në Eurovision këtë vit, eksperimenton shpesh me look-un. Në një nga paraqitjet që kishte zgjedhur për një event që u mbajt në Izrael në kuadër të Eurovision, këngëtarja e hitit “Sekret”, shfaqej me flokë të shkurtra dhe me baluke.

 

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!